Jorgji Qirjako, filolog, historian, përkthyes i më shumë se 70 veprave ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, në Londër.
Ish-ministrja e LSI-së Klajda Gjosha shkruan se nuk e ka besuar dot këtë lajm.
Reagimi
“Nuk e kam besuar dot lajmin për ndarjen nga jeta të Jorgji Qirjakos, por jeta qënka plot me të papritura dhe shpesh herë edhe më cinike për ata persona që ti mendon se nuk do të largohen kurrë!
Një njeri që e njoha për një kohë fare të shkurtër por që mjaftonin edhe vetëm 5 min për të kuptuar mirësinë, profesionalizmin dhe zemërgjërsinë e tij!
E kisha dëgjuar emrin e Jorgjit për shumë vite nga babai im, pasi kur rritesh në një familje kolonjare, ti je gjithmonë e rrethuar nga emra të njohur intelektualësh dhe patriotësh, por jam shumë e lumtur që arrita ta njoh personalisht në këto zgjedhje.
I dashur Jorgji, uroj të prehesh i qetë në paqe dhe të jesh krenar për kujtimet dhe punën e madhe që ke lënë pas, që do të të mbajnë ty gjallë për gjithmonë! Uroj që dhimbja të kthehet në forcë për familjen tënde, pasi jam e bindur që boshllëku i krijuar te ta nga ikja jote, është aq i madh sa nuk do mund të mbushej as nga një oqean i tërë.
Pafund mirënjohje për ty Jorgji!”, ka shkruar Gjosha.
Diskutime rreth kësaj post