Bregdeti do të vijojë të jetë kantier ndërtimi teksa numri i lejeve të ndërtimit ose zhvillimit për projekte resortesh por edhe kullash nuk ka lënë jashtë as kryeqytetin.
Mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar të Territorit në 1 gusht parashikonte në total dhjetra vendime ku bien në sy projekte që kanë edhe statusin e investimit strategjik.
Ndër projektet në fjalë në sy bie leja e ndërtimit për projektin që do të zhvillohet në Durrës i njohur si Durrës Marina & Yacht.
Ndërkohë një numër lejesh janë miratuar për hotele e resorte në zonën e Jugut, Gjirin e Lalëzit apo në Shëngjin.
Tek vendimet janë edhe një sërë të lidhura me projekte energjie konkretisht hidrocentrale dhe impiante fotovolatikë.
Mëposhtë lista e plotë me vendimet e KKT:
Për ndryshimin e Vendimit Nr01, datë 28.12.2020 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për miratimin e Planeve të Detajuara për Zonat e Rëndësisë Kombëtare në bregdet “Baks Rrjoll dhe Rana e Hedhun – Port Shëngjin”
Për ndryshimin e Vendimit Nr04, datë 28.07.2020 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për përcaktimin e llojit të punimeve për të cilat hartimi i Planeve të Detajuara Vendore (PDV) nuk është i detyrueshëm dhe/ ose i nevojshëm t’i paraprijë lejes për zhvillim, ndërtim apo deklaratës paraprake për kryerjen e punimeve”, i ndryshuar
Për miratimin e korrigjimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Tiranë, të miratuar me Vendimin Nr.1, datë 14.04.2017, të Këshillit Kombëtar të Territorit, i rishikuar.
Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Parku Natyror “Liqeni i Ulzës” dhe zona e mbrojtur përreth tij”, me vendndodhje në Bashkitë Mat, Mirditë dhe Kurbin, me subjekt zhvillues Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë e re e Fakultetit të Studimeve Profesionale “Aleksandër Moisiu”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë kati në godinën e Fakultetit të Shkencave Sociale”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Universitetin e Tiranës.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Përmirësimi i infrastrukturës dhe hyrjes së Parkut Arkeologjik të Apollonisë”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues Bashkinë Fier.
Leje Zhvillimi për objektin: “Qendra Multifunksionale e shërbimeve të përkujdesit shoqëror”, me vendndodhje në Bashkinë Divjakë, me subjekt zhvillues Bashkinë Divjakë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë kati i Godinës së Institutit të Mjekësisë Ligjore”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidencë me mur rrethues dhe ambiente ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues “Republika Popullore e Kinës”
Leje Ndërtimi për objektin: “Korpusi Avokatia”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i postbllokut Nr4 në Garnizonin Skënderbej”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Mbrojtjes.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Linjës së re 110 kV, dopio qark Elbasan – Cërrik”, me vendndodhje në Bashkitë Elbasan dhe Cërrik, me subjekt zhvillues “Operatorin e Sistemin të Transmetimit (OST)” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË dhe veprave ndihmëse, me vendndodhje në Njësinë Administrative Katund i Ri, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqëritë “Albsolar” sh.p.k dhe “H&E Energy” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Parku Fotovoltaik 5GX Energy Sol Park”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnje, me subjekt zhvillues shoqërinë “5GX Energy” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e parkut fotovoltaik “Sun Energy Solutions”, me kapacitet të instaluar 2 MË, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Sheq Marinas, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun Energy Solutions” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË dhe veprave ndihmëse, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bigëind” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC Ljusa”, në përroin e Zallit të Madh, Bashkia Mat, me subjekt zhvillues shoqërinë “Diezela” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC Shiroku, në përroin e Hotomizës, degë e lumit Devoll, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë subjektit zhvillues shoqërinë “DELIU 3D” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Kalivare 1, 2, 3, 4, në përroin e Kalivares dhe degët e tij, ai i Kimzës dhe ai i Mesulit, që derdhen në lumin Fan i Madh, Bashkia Pukë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “BE-IS Energy” sh.p.k
Për miratimin e lejes për shtyrje afati të punimeve për objektin: “Ndërtimin e Hidrocentraleve “Kaçinar”, me vendndodhje në lumin Shpërdhazë, Komuna Kaçinar, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Shpërdhaza Energji” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe rritja e kapacitetit të Hec Çarshovë”, me vendndodhje në Bashkinë Përmet, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kenxhi” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Godina me funksion banimi, Shëngjin” me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dukagjini Group” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Objekte me funksion banimi dhe shërbimi dhe objekt me funksion hoteleri dhe kazino” me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me zhvillues shoqëria “Dukagjini Group” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Paris i Ri”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sara-El” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë polifunksionale”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fusha” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana East Toëer Residence”, me vendndodhje në Rrugën: “Gramoz Pashko”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Geo Construction” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Banimi, Hoteleri me Shërbime dhe parkim nëntokë, në rrugën “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xh & M” sh.p.k, “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë banimi dhe hotelerie 1-7 kate me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Brunes” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi , shërbimi dhe funksione të përziera me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Unico Construction” sh.p.kLeje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbimi “Tirana Lana Riverside Residences”, me vendndodhje në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Forerver Construction” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me destinacion shërbime” me vendndodhje në Rrugën: “Brigada 8”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Infinity Investment” sh.a
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, Zona 02, Zona e menaxhimi A02 dhe A04, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Hotelerie dhe Shërbime”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Prime Capital” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Hotelerie”, me vendndodhje në Rrugën: “Bregu i Detit”, në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Emav Group” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Resorti turistik “Lura 5”, Faza 3”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Adriatica Resort”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Edil Al-It” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel “Inara”, me vendndodhje në Plazh, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ger.Ard” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie”, me vendndodhje në Rrugën: “Pavarësia”, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vila Çipi” sh.p.k
Leje Zhvillimi: “Strukturë hotelerie”, me vendndodhje përgjatë Rrugës Pavarësia, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Desla” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Resort turistik dhe rezidencial “Village Square”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaside Construction” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Shërbimi Hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “La Brisa” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ulin Hotel”, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues ZEmiriom Kodhima
Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura banimi individuale” me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues ZnjDhurata Besim Marku, ZJonel Thanas Poci, ZnjMarjeta Pal Perlala, ZKostandin Thodhoraq Jano, ZEraldo Arian Mene.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukurë agroturizëm dhe hoteleri” , me vendndodhje në Gjomollë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Abeille’s Resort” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese rezidenciale dhe Marina Resort Vlorë”, Blloku 2 (Objekti C4), me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residence Vlorë” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë hoteliere dhe rezidenca me shërbime turistike”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group Construction” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks vilash 2 kate me podrum”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Minaron 09” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Hotelerie”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues Z.Arben Mehmeti.
Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks në funksion të turizmit”, me vendndodhje në Bërdenesh, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “DAED” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë karburanti dhe pikë shërbimi”, me vendndodhje në Bubullimë, Bashkia Lushnje, me subjekt zhvillues shoqërinë shoqërinë “Gega Center GKG” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura shërbimi me funksion magazinimi dhe tregtimi”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Astral” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ambjente Shërbimi dhe Akomodimi për Agroturizëm” , me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues ZShpëtim Kullolli .
Për miratimin e lejes për shtyrje afati të punimeve për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë kati i shkollës profesionale “Asim Vokshi”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë56Për miratimin e lejes për shtyrje afati të punimeve për objektin: “Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “26 Nëntori”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë57.
Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 29.05.2023 deri më tani, sipas Vendimit Nr1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.
Diskutime rreth kësaj post