Personat e prekur nga kanceri e gjejnë veten duke u ballafaquar me sfidën më të rëndë në jetët e tyre. Shumë ekspertë shëndetësorë janë duke bërë çmos për të gjetur një trajtim efektiv të kancerit që nuk është aq i rëndë sa rrezatimi dhe kimioterapia.
Siç duket, një metodë apo alternativë tjetër mund të jetë edhe trajtimi me vitaminë B17, transmeton Telegrafi.
Në vitet 1970’ta, beteja e Amerikës kundër kancerit ishte me të vërtetë e vështirë dhe Sloan-Kettering ishte ndër qendrat udhëheqëse të hulumtimeve të kancerit.
Ralph Moss i ishte bashkuar qendrës në vitin 1974 kur ata ishin duke e testuar Laetrile – një formë e vitaminës B17.
Ishte puna e parë e “madhe” e Moss dhe ai ishte rrugës drejt një zbulimi të madh. Por gjërat shpejt ndryshuan kur bordi i drejtorëve të kompanisë e kishte vënë mënjanë trajtimin me Laetrile, pasi që ishte vendosur se kjo formë e trajtimit mund të ishte e dëmshme.
Ralph Moss nuk mund të qëndronte pa bërë asgjë kur e dinte potencialin e B17-ës dhe kishte thirrur një konferencë shtypi, ku kishte akuzuar punëdhënësin e vet se po mbulonte diçka shumë të madhe.
Qysh nga atëherë Laetrile ka qenë i ndaluar në SHBA.
Pse i ndaluar?
Sipas raportimeve të departamenteve shëndetësore thuhet se B17 është tejet toksike. Sidoqoftë, shumë doktorë tjerë nuk pajtohen me këtë qëndrim. Në librin e tij të quajtur “World Without Cancer”, G. Edward Griffin – i cili ka studiuar intensivisht B17’shin, thotë:
“Nuk kam zbuluar ndonjë qëndrim apo deklarim të dëmeve farmaceutike që mund t’i sjell kjo vitaminë në amigdalën e qenieve njerëzore, pavarësisht dozave të rekomanduara nga doktorët e SHBA-së dhe më gjerë”.
Pavarësisht se vitamina B17 është ende e ndaluar dhe cilësohet si toksike në SHBA, hulumtuesit nga e gjithë bota kanë vazhduar të zbulojnë shumë rezultate pozitive në studime e tyre klinike.
Sidoqoftë, kjo vitaminë ende mbetet e ndaluar dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në vijim.
Por, krejt çfarë mund të bëni është të nënshkruani peticionin i cili kërkon të hiqet ndalesa e kësaj vitamine, ku e kanë nënshkruar edhe 30,708 tjerë.
Diskutime rreth kësaj post