Mbrëmjen e kaluar, Atalanta fitoi gjysmëfinalen e Kupës së Italisë në ndeshjen përballë Napolit. Skuadra e Bergamos arriti të fitonte pas një pjese të parë e cila nisi mbarë me dy gola në minutën e 10 ‘dhe 16′ falë golave të Zapata dhe Pessina.
Në pjesën e dytë, Napoli reagoi me një gol nga Lozano, por nuk ishte i mjaftueshëm për të fituar, ndërsa mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj u detyrua të linte fushën e blertë që në minutën e 42’ pas një tërheqje muskulore.
Por ajo që ra më tepër në sy gjatë largimit të tij nga fusha ishte një veprim i Hysaj që nuk u vlerësua si i këndshëm nga tifozët e sidomos ata shqiptarë. Mbrojtësi është kapur nga kamerat, teksa nuk ia zgjat dorën Amir Rrahmanit kur del nga fusha. Kapiteni i Kosovës tentoi t’ia jepte dorën anësorit të djathtë, i cili sa duket ishte i tërbuar me dëmtimin që pësoi.
VIDEO:
Mi auguro non abbia visto la mano tesa di Rrahmani, perché altrimenti poi dobbiamo farci qualche domanda sull’effettiva coesione e armonia nello spogliatoio.
Rimane un brutto gesto, di uno che nn ha voglia di scendere in campo. pic.twitter.com/1XW38mRwDI— Enzo… AD🔟S Diego 🙏 (@sudistadoc) February 10, 2021
Diskutime rreth kësaj post