Duke folur nga Durrësi, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer kritika për opozitën e bashkuar teksa deklaroi se ata do të degradojnë ashtu siç kanë filluar. Ai tha se puna e vetme e mirë që ka bërë LSI ishte kur mbështeste PS-në për punën e bërë.
Sipas tij LSI do të degrardojë edhe më shumë.
“Një revoltë që mund të kishte percipituar më rëndë. Ndërkohë që ishte një çështje koordinimi. Si tja bëjmë që të ndërpresim këto punë, ato mrekulli që kemi bërë në Sharrë. Apo Elbasanin që kishte gangrenën e malit me plehra dhe themi ska problem. Le të kthehen siç ishin plehrat se kemi COVID.
Të paktën mos të bëhen qesharak. Në vend që të distancohen, hidhen përpjetë. Në vend që të thonë se si të zgjidhin gjërat. Ata duan të nxisin sherr, të shpifin sa të munden dhe të përfitojnë sa më shumë nga njerëzit. Dhe pastaj nëse ju vjen në dorë puna do bëjnë gjithçka që kanë bërë gjithmonë. Nëse LSI ka bërë diçka të mirë ka qenë të mbështesë PS në punën do të bënte. Puna e mirë është që nuk na ka dalë para për të na penguar. Tani janë bërë bashkë për të na penguar, por kjo nuk ka për të ndodhur.
Ne këtu në promovimin e platformës Deputeti që duam, nuk jemi nga halli. Nuk na sjellë ideja se përndryshe nuk i mundim dot ata. Ata janë të humbur, janë të destinuar të degradojnë ashtu siç kanë filluar. Ne jemi këtu se jemi të vetëdijshëm që kemi nevojë të përmirësohemi. Ne kemi nevojë të krijojmë më shumë hapësirë për të rinj dhe të reja me energji. Ne jemi këtu për tju thënë të gjithë vajzave dhe djemve që mund të jenë simpatizantë tonë por që sot ndjejnë diçka për të thënë” – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post