Komisioni i Mediave do të diskutojë nesër një marrëveshje me Maqedoninë për rikthimin e ikonave të vjedhura dhe siç është vendosur në rendin e ditës, kohëzgjatja e diskutimit për këtë temë do të jetë 60 minuta.
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa shkruan se një mbledhje kaq e rëndësishme nuk mund ta ketë kohën e përcaktuar për vetëm një orë, duke akuzuar sërish kryetaren demokrate të komisionit Flutura Açka se ka vendosur rendin e ditës së bashku me nënkryetarin socialist, Petro Koçi dhe sekretarin e komisionit, Besjan Ajazi.
Statusi i plotë i Ina Zhupës:
“Vazhdon minohet puna e Komisionit te Edukimit!
Dakortësi për kufizim kohe vetem nje ore mbledhja edhe mospjesmarrje të Ministres së Kultures kur diskutohet marreveshje nderkombetare per ikonat.
Kjo vendimarrje eshte bere nga kryesia e komisionit perkatesisht kryetare Flutura Acka, nenkryetar Petro Koci, sekretar Besjan Ajazi me dakortësi sipas njoftimit zyrtar.
Komisioni i edukimit ka per te diskutuar marreveshjen me Maqedonine e Veriut per rikthimin e ikonave te trafikuara ne vendin e tyre te origjines.
Se pari nuk ka ndodhur kurre qe ministri pergjegjes mos te paraqitet pa asnje arsye kur diskutohet nje marreveshje nderkombetare, ku vete eshte autoritet firmetar. Zv Ministrja nuk eshte e votuar nga kuvendi dhe nuk shkarkohet nga kuvendi.
Se dyti nuk ka ndodhur kurre qe pa u diskutuar me anetaret e komisionit dhe marr mirekuptimin e gjithe anetareve, te vendoset diskutimi i nje projektligji, marreveshje nderkombetare me kohe te kufizuar vetem 1 ore. Nje mbledhe kur ska diskutime mund te zgjas edhe me pak por nuk paracaktohet asnjehere ne kete forme arbitrare.
– Paraqitje e projektligjit nga perfaqesuesit e ministrise ze te pakten 20 min.
– Relatori i komisionit ze te pakten 8-10 minuta
– Kohe per pyetje, shpjegime, qendrime te deputeteve per projektligjin bashke me minutat e pergjigjeve te MK per pyetjet per 19 deputet anetar te komisionit eshte 30 minuta.
Sigurisht mazhoranca eshte shume e lumtur me kete kufizim dhe mos prezence te ministres por ne deputetet e opozites nuk mund te bihen kurre dakort per kete gje.
Eshte shkelje e hapur e rregullores, e statusin te deputetit, e lirise dhe pavaresise se tij per te mbrojtur interesin publik.
UNE DO TE FLAS PA U KUFIZUAR NE KOHE SIC MA LEJON RREGULLORJA E KUVENDIT.
Po sfolem pa kufizim problemet dhe propozimet ne komisione per interesin publik, per cfare jemi ne kuvend?!
PS: E bej kete status me shpresen qe do te sherbej per te sensibilizuar dhe per te ndryshuar gjerat deri neser kur kemi mbledhjet.”-tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post