Deputetja Rudina Hajdari shkruan se problemi i sistemit zgjedhor e ka gjenezën që nga marrëveshja e 2008 që u bë me dyer të mbyllura. Sipas saj edhe sot po tentohet një marrëveshje me dyer të mbyllura por kjo do ti jepte një goditje të madhe pasi humb besimi tek qytetarët shqiptarë.
Rudina Hajdari shkruan:
“Problemi i sistemit zgjedhor e ka gjenezën që nga marrëveshja e 2008, që ka ndodhur me dyer të mbyllura dhe më pas ka ardhur në parlament dhe është ndryshuar Kushtetuta.
Ajo që po kërkojmë ne sot është të zhbëjmë atë marrëveshje dhe ta bëjmë në një lloj mënyre që i rikthen integritetin procesit zgjedhor.
Kjo nuk bëhet për pushtetin e disa njerëzve, por sepse ne duam që njerëzit të ndihen të përfaqësuar.
Akoma po tentohet që të ketë një marrëveshje prapa dyerve dhe kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë lloj mënyre.
Nëse aktorët kanë dëshirë të bëjnë marrëveshje dhe do t’i bëjnë ato me dyer të mbyllura, do të humbasin besimin tek qytetarët shqiptarë.”
Diskutime rreth kësaj post