Mushkëritë luajnë rol të rëndësishëm në trupin tonë pasi që janë përgjegjëse për furnizimin me oksigjen dhe largimin e dyoksidit të karbonit.
Dhe, duke marrë parasysh që ato janë vazhdimisht duke punuar, është detyrë e jona të sigurohemi se mushkëritë janë në gjendjen më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Nëse më herët keni menduar se mushkëritë nuk kanë nevojë për ‘ndihmë’ që ta kryejnë funksionin e tyre, atëherë mendoni prapë. P.sh., kur ne thithim ajrin, ne gjithashtu i absorbojmë edhe toksina e ambientit, bakteret dhe gjërat tjera të dëmshme që mund të shkaktojnë probleme në mushkëritë tona.
Kjo është pikërisht arsyeja se përse duhet të mësoheni t’i pastroni mushkëritë dhe t’i mbanë në gjendje të mirë.
Praktikoni frymëmarrjen e thellë.
Ushtrimet me frymëmarrje i mësojnë mushkëritë tuaja të zgjerohen, ndërkaq njëkohësisht i forcojnë muskujt për funksion më të mirë. Fillimisht, shtrihuni me shpinë në dysheme dhe vendosni duart në stomak. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë për pesë sekonda. Mbajeni frymën për dy sekonda dhe pastaj lirojeni ngadalë ajrin nga mushkëritë për pesë sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim deri në dhjetë herë.
Hiqni dorë nga duhani. Një mënyrë tjetër për pastrimin e mushkërive është lënia e duhanit. Vetëm imagjinoni se me sa shumë kimikale jeni duke e mbushur trupin çdo herë që pini cigare. Posa ta largoni këtë shprehi të dëmshme, ju do ta vëreni se e keni shumë më të lehtë të merrni frymë dhe jeni më pak të prirë të keni probleme të tilla.
Çaji i gjelbër. Për pastrimin e mushkërive ju mund të mbështeteni edhe në konsumimin e çajit të gjelbër, pasi që antioksiduesit që gjenden në këtë çaj mund t’i largojnë toksninat që absorbohen përmes mushkërive, e njëkohësisht me këtë çaj edhe mund ta forconi sistemin e imunitetit. /Telegrafi/
Diskutime rreth kësaj post