Një nga artistët më të mëdhenj shqiptar, Koço Devole, ndërroi jetë ditën e djeshme për shkak të koronavirusit. Agron Llakaj ka treguar në emisionin “Ftesë në 5” se Koço Devole u largua nga kjo jetë i varfër dhe pa një shtëpi të tijën, pasi banonte në një shtëpi me qira.
Ai ka shpërthyer në akuza duke u shprehur se kjo hipokrizi nuk mund të vazhdojë më, ndërsa e vlerëson maksimalisht Koço Devolen për gjithë talentin dhe cilësitë që ai kishte.
“Ishte një thesar që iku aq i varfër. Kjo hipokrizi nuk mund të vazhdojë më. Koço iku dhe mori mirënjohje, por mori me vete edhe mosvlerësimin e pushteteve. U largua i varfër nga kjo botë dhe me një shtëpi me qira. Kjo e bën dyfish më të madhe dhimbjen.
Ishte i formuar totalisht në çdo gjë. Kishte cilësi të jashtëzakonshme. Ëndrra vazhdon, humori do të vazhdojë dhe brenda nesh kemi pak “Koço””, tha Agron Llakaj.
Diskutime rreth kësaj post