Britanikja Zoe Coles u zgjua në një mëngjes dhe filloi të fliste me një theks uellsian – edhe pse nuk kishte qenë kurrë në vend.
Ajo menjëherë vizitoi një mjek, i cili diagnostikoi çrregullime neurologjike funksionale (FND).
Nëna e dy fëmijëve shpjegon se kjo gjendje ndryshon mënyrën se si truri dërgon dhe merr sinjale dhe disa nga simptomat janë të folurit të paqartë, probleme me kujtesën, dhimbje në këmbë dhe – sindroma e theksit të huaj.
Në rastin e 36-vjeçare, çrregullimi u shfaq në formën e theksit të Uellsit, raporton newyorkpost. “Punoja me orar të plotë, pastroja shtëpinë për dy orë, bëja pazar. Tani kam nevojë për ndihmë gjatë dushit, nëse këmbët nuk më dëgjojnë”, tha ajo.
Më pas shton se lodhet lehtë dhe humori i bie dita ditës.
“Ndonjëherë jam mirë, sillem natyrshëm. Pastaj rikthehet theksi im i vjetër. Nuk mund ta shpjegoj gjendjen time, sepse kjo ndodh rrallë dhe dihet pak për të”, tha Zoe.
Ajo tregon se shumë njerëz e pyesin nëse ka lindur në Cardiff (kryeqyteti i Uellsit), por në fakt ajo është banore e Stamfordit të Anglisë.
Britanikja pranon me trishtim se i mungon theksi i saj i vjetër “unë luftoj shumë. Ju rriteni dhe zhvilloni mënyrën se si flisni. Kjo m’u hoq. Tani i menaxhoj të gjitha, por kam ankth social”.
Diskutime rreth kësaj post