Maxhoranca dhe një pjesë e deputetëve të opozitës kaluan mbrëmjen e djeshme në parlament projektligjin që i hap rrugë verifikimit në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Megjithatë, një debat i madh është zhvilluar sot, kryesisht nga pjesa tjetër e demokratëve të “Foltores”, të cilët argumentojnë se projektligji është diskriminues për sa i përket mënyrës se si do të hapen dosjet, dhe se kush do të ketë akses në to.
Edhe anëtari i kryesisë së PD, Arben Ristani shprehet i paqartë. Ai poston një fjali që përkufizon se si do të ndodhë hapja e dosjeve dhe ngre pyetjen: “I hap apo i mbyll dosjet?”
“Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjejtjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjestim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit.
Thjesht dhe shqip, kjo fjali i hap dosjet apo i mbyll?”, shkruan Ristani në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post