Pak kohë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në një emision televiziv që protagonistë ka fëmijët dhe pyetjet e tyre të inskenuara.
Ndërkohë gjatë shfaqjes Veliaj pasti një “incident”, me një vajze të vogël. Teksa vajza ngrihet dhe shkon ta përqafojë Erion Veliajn, të dy puthen padashje.
Ndërkaq ish-deputetja Albana Vokshi ka evidentuar një fakt për mosreagimin e asnjë organizatë në mbrotje të fëmijëve në lidhje më këtë veprim.
“Në çdo vend tjetër të botës kjo ngjarje do ishte dënuar nga shoqëria dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve.”– shkruan ndër të tjëra Vokshi.
Postimi i plotë:
Kjo është #skandaloze!
Cili prind lejon fëmijën të puthet në buzë nga një i rritur, qoftë ky Kryetar Bashkie apo jo?!
Ku janë organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve? Pse nuk flasin? Apo Veliaj ua ka blerë heshtjen me para e projekte?
Ku është Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve?
Në çdo vend tjetër të botës kjo ngjarje do ishte dënuar nga shoqëria dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post