Avokati i njohur Spartak Ngjela u shpreh se shenjat janë që Gjykata Kushtetuese do ta shkarkojë Presidentin Ilir Meta.
“Presidenti nuk dihet se në çfarë lloj rrethanash i përmendi Amerikës së raketa ka edhe Rusia. Goditi edhe personalitetin amerikan që është aleati kryesor i Shqipërisë. Ka dëmtuar shumë Shqipërinë. Janë 8-9 shkelje kushtetuese. Vështirë që ka nevojë që të shkojë në Komisionin e Venecias, por të shohim se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese”, – tha avokati.
I pyetur se sa gjasa ka që presidenti të mbyllë mandatin e plotë, Ngjela tha se nuk “beson se ka”.
“Edhe politika amerikane është shumë në vëmendjen e tij. Edhe politika amerikane është në një presion psikologjik dhe po mundohet ta “izolojë” në katër anët. E lind pyetja ‘Gjykata Kushtetuese është me apo kundër Shqipërisë?’. Ata do të vendosin, nëse shkeljet nuk ju duken kushtetuese do të marrin një vendim për këtë. Gjithsesi qëndrimi më tej i këtij presidenti e dëmton Shqipërinë. E para se kanë kërkuar destabilizim të Shqipërisë, së bashku me lidershipin e PD-së. Meta i bëri thirrje popullit të merrnin sfurqet, që ulin personalitetin e tij dhe e vendosin presidentin në pikëpyetje për të qenë president. Po ti grumbullosh të gjitha këto, kthehen në energji negative për të gjitha shkeljet që ka bërë. Politika amerikane është kundër presidentit”, – tha Ngjela.
Avokati më pas ngriti pyetjen: “A janë shkeljet e Metës të lehta apo të rënda?”. Sipas tij, Kushtetuta e pranon shkarkimin e presidentit për shkelje të rënda.
“Jemi përballë shkeljeve të rënda apo të lehta? Unë mendoj se janë të rënda, se është në një segment anti-amerikan që e kthen edhe anti-NATO”, – vijoi ai.
I pyetur se pse Partia Socialiste nuk priti edhe një vit, deri sa Meta të ikte nga detyra e presidentit, Ngjela tha: “Është një influencë e politikës amerikane, e kjo nuk është e lehtë”.
“Meta gaboi dhe duhet të pranojmë se çdo gabim ka kosto, sidomos në politikë. Në vendet perëndimore, një gafë që bëhet nga një rival për president, humbet vota. Meta gaboi, ul personalitetin e Shqipërisë në aleancën e vet. Të gjitha këto në funksion të Shqipërisë, e influencojnë negativisht Gjykatën Kushtetuese për vendimin”, – tha avokati i njohur.
Ky i fundit shtoi se Amerika kërkon shkarkimin e Metës, pasi presidenti hyri në konflikt anti-amerikan, duke bërë edhe një partner që është Rusia.
“Rama ka pasur influencimin normal të politikës amerikane. Edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim bëri takim të Gjykata Kushtetuese”, – tha Ngjela për Breaking.
Diskutime rreth kësaj post