Deputeti Erion Piciri, i dalë nga listat e PD-së kërkoi nga foltorja e Kuvendit që drejtësia shqiptare të marr shembull nga ajo në Kroaci, Rumani apo Maqedoni dhe të dënojë zyrtarët e lartë të vendit për atë që kanë bërë në 30 vite.
Ndërsa nuk kanë munguar as batutat me Taulant Ballën, i cili ishte ulur në ulsen e deputetit teksa Piciri fliste nga foltorja e Kuvendit.
“Më lër dhe mua, se ato 2 minuta kam unë. Ka ardhur koha për drejtësi ë Taulant? Se ti ke studiuar edhe në Rumani. Nëse votoni propozimin tim do e kthenim këtë Parlament në një qendër edukimi. Shqipëria do të jetë vendi i njerëzve të ndershëm dhe jo baronëve të drogës.
Të godasim baronët e politikës, pastaj të krimit. Kjo është ora e së vërtetës. Duhet të dëgjojmë që ‘X’ ministër, kryeministër apo president të dënohet për atë që ka bërë në 30 vite, e bëri Kroacia, e bëri Rumania, e bëri Maqedonia, kjo është kthesa e madhe që duhet të bëjmë”, – tha Piciri, që ka qenë edhe rival i Lulzim Bashës për kryetar të PD-së.
Diskutime rreth kësaj post