Analisti Artur Zheji, në një intervistë televizive komentoi deklaratat e deputetit Agron Gjekmarkaj i cili tha se nëse nuk arrihet bashkimi i PD, grupi ka të drejtë të mendoje ekzistencën politike të pavarur.
Sipas Zhejit është treguar një papjekuri politike, ndërsa analisti Skënder Mixhozi shtoi se e shesh si një pozicion të zgjedhur për komoditet që mund të kalosh edhe me njërin edhe me tjetrin.
“Nuk e di nëse janë vërtet të vetëshpallur grupi i mesit, por nuk e di përse duhet të rrinë në mes. Kjo dihej që do të ndodhtë kështu. U kuptua përse u larguan nga Basha për karrierat e tyre, po pas kësaj shkëputjeje nga Basha të bashkohesh me Berishën është të sheshosh mundësitë. Gjë që u pa sapo doktori nxorri Berishën dhe ata ikën në grupin e mesit. Mendoj që kemi një papjekuri të madhe politike sepse këta njerëz janë me vizion shumë dritëshkurtër. Si mund të shkojnë tek një ujk si doktori pasi ndahen nga një qëngj si Basha. Kjo është një xhiro në vend, nuk ka ndonjë evolucion”, u shpreh Zheji.
Diskutime rreth kësaj post