Avokati i njohur, Ylli Manjani është shprehur se Edi Ramës nuk i intereson politikisht shkarkimi i Ilir Metës, por është një ide taktike.
Postimi i Manjanit:
“Shkarkimi i Ilir Metës është ide taktike dhe jo ajo që i intereson politikisht Edi Ramës.
Po të donte realisht ta shkarkonte do kishte kry punë. Edhe Kushtetutën e ndryshonte brenda natës dhe kishte mbaru punë.
Por nuk është në interesin e Tij politik kjo gjë. Të paktën momentalisht kështu duket…
Ilir Meta i shërben Edi Ramës mjaftueshmërisht aty ku është. Ashtu nervoz dhe pa sens politik e llogjik në sjellje. Politikisht dhe publikisht Ilir Meta është plagosur rëndë, ndaj duke e lënë aty ku është mundësia për shërim është e vogël…
Atëhere përse ta shkarkojë?! Që ta ndihmojë të shërohet politikisht?! Sikir ska sens..!
Nga ana tjetër ç’interes ka ta shkarkojë kur me të krijon ngjarje publike paralele që shmangin vemendjen nga problemet reale, të cilave Rama nuk u jep dot përgjigje bindëse?!
Jo mo jo, Meta i shërben më shumë aty ku është Ramës… Të shkojë të merret me Ulsiun e të prodhojë lajme e debate televizive më shumë sesa zgjedhjet e pandershme dhe jo të lira..
Kjo çështje është e pastër politike. Ndaj dhe reagimi duhet të jetë politik.
Asnjë lidhje nuk ka me Kushtetutën.
Në këtë lojë taktike e politike, Kushtetuta nuk ndihmon dot as Metën e as Ramën…” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post