Pas përfundimit të mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, deputetja Rudina Hajdari në një prononcim për mediat u shpreh se propozimi i PS për listat e deputetëve është një hile e gjetur për t’i mbajtur të mbyllura listat.
“Duhet të fitojnë ata kandidatë që marrin më shumë vota prej qytetarëve, dhe jo ata që zgjedhin kryetarët e partive.
Këta e marrin votuesin si një individ që nuk di të zgjedhë, kjo është një tallje me qytetarët, është një hile e gjetur prej socialistëve. Mendoj që jemi në një pozicion ku PS është e vetme në këtë propozim, bën hile dhe tregon se kryeministri do ti mbajë listat e mbyllura, ashtu siç kanë qenë derimë tani.
Ju e dini që nuk ka shumë kohë, dhe duhet të merren vendime, pasi jemi në limitet e afateve. Ftoj PS-në që të reflektoj në propozimine e saj pasi nuk ka më kohë”, – u shpreh Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post