Një politikane me jo më pak se 130 kg mbipeshë tenton të luftojë obezitetin në rritje të vendit të saj.
Politikania 52-vjeçare, jo vetëm që është shumë e famshme në Belgjikë, por është propozuar dikur për kryeministre.
Puna që iu besua, sidoqoftë shkaktoi shumë debate dhe kritika, meqë sipas publikut ajo ishte “shumë e shëndoshë, për të qenë Ministre e Shëndetësisë”.
Me sa duket, Maggie De Block nuk është shembulli më i mirë për të udhëhequr një ekip të një vendi ku mbipesha është problem shumë i madh.
Por… mos bini pre e paragjykimeve!
Zonja e rëndë (në të gjitha kuptimet e fjalës) është pikërisht personi i duhur për të luftuar kundër mbipeshës. Lajme.al shkruan se si doktoreshë prej 25 vitesh ajo është personi më adekuat për të zgjidhur çdo problem që mund të ketë mjekësia belge.
De Block është e njohur për ambicjet e saja dhe profesionalizmit të saj në çdo fushë dhe çdo punë që i besohet.
Si Ministre e Imigracionit në qeverinë e fundit belge, Maggie De Block ishte politikania e parë që bëri një hap të madh drejtë zbritjes së numrit të azilkërkuesve duke e përgjysmuar atë nga 27000 në 15 000 në një vit raporton Lajme.al
Asaj nuk i bëri syri tërrt nga shantazhi dhe as nuk u ndalua as nga grevat e urisë, por dërgoi policët që urdhëri i dëbimit nga shteti të zbatohet me çdo kusht.
Diskutime rreth kësaj post