Në një kohë që qytetarët dhe opozita po protestojnë kundër qeversië për shtimin e taksave, dhe përkeqësimin e situatës ekonomike, duket se për deputeten e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali situata nuk është e tillë.
Gazeta “Panorama”, ka publikuar këtë të shtunë një foto të ish-drejtoreshës së doganës e cila ka shkuar në seancën parlamentare me një makinë të re super-luksoze, “Mercedez-Benz GLA 200”.
Me një kërkim të thjeshtë në “Google” rezulton se automjeti në fjalë, ka një kosto prej të paktën 54 mijë dollarë.
Jo pak për një nga emrat e rinj të Parlamentit shqiptar, që doli për herë të parë deputete në zgjedhjet e kaluara, nën siglën e Partisë Socialiste.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që shohim politikanë dhe zyrtarë të tjerë që lëvizin me makina luksoze, pse jo edhe me çmime “të kripura”.
Kujtojmë se Spiropali e nisi karrierën e saj politike duke qenë kryetarja e FRESSH, ndërsa me ardhjen e socialistëve në pushtet, Rama i besoi Drejtorinë e Doganave.
Post të cilin e la pas lindjes së vajzës së saj, për t’u rikthyer sërish si deputete socialiste në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017!
Diskutime rreth kësaj post