Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli tha e sigurt se Partia Demokratike mund të bëhet edhe pa Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
Sipas saj, parimet janë më të rëndësishme se sa emrat që qëndrojnë apo largohen nga PD-ja.
“PD është më e madhe se të gjithë bashkë, duhet të jetë vlerë, besim, e djathtë, alternativë. Nuk besoj se është e kushtëzuar nga një, dy apo qindra emra. Çdo njeri tjetër veç Bashës, çdo njeri që do sillte votën dhe do largonte Ramën dhe e ka mundur Edi Ramën. Unë kur gjej çdo tezë gjatë këtyre. Kjo është lëvizja më e madhja e 20 viteve të fundit, ndjej gëzim”, tha Topalli në emisionin Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post