Kim Kardashian ka postuar një foto në Instagram, ku tregon një pjesë të kontratës. Kjo kontratë i lejon djalit të saj të hapë një kanal në YouTube.
Teksti i paraqitur në foto tregon kushtet që 8-vjeçari Saint West duhet të përmbushë që të krijojë kanalin.
“Unë, Saint West, pranoj të zbatoj rregullat e nënës sime për të pasur një kanal në YouTube. Nuk më lejohet të komentoj [asnjë] informacion personal familjar. Nuk më lejohet të regjistroj informacione personale. Nuk më lejohet të filmoj ndërsa motra ime, North, është duke regjistruar muzikë. Më duhet t’i tregoj mamasë ose kujdestarit tim të gjitha videot përpara se t’i postoj. Unë i jap leje nëse mamaja thotë të fshijë videon time për ndonjë arsye. Nëse nuk i dëgjoj të gjitha rregullat, nëna ime mund ta bëjë faqen time private ose të fshijë llogarinë time.”
E mesa duket, Kim qenka një mama me rregulla të qarta. Bravo Kim!
Diskutime rreth kësaj post