Milena Harito, ish-ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike, aktualisht në kabinetin e kompanisë “Orange” në Francë, ka dhënë një deklaratë përballë gazetarit Roland Qafoku, ku deklaroi se nuk do kthehet më në qeveri.
Pjesë nga intervista
Po e the edhe një herë këtë të bëri Rama përsëri ministre?
Rrini shumë të qetë. Ti edhe Partia Socialiste. Unë e deklaroj që nuk ka për të ndodhur kjo. Unë nuk do jem ministre dhe kjo është gjëja më e sigurtë në botë.
Me këto që thatë ndonjë shishe uthull është hapur andej në PS. Mos e thuaj me shaka se Edi Rama çohet në mëngjes dhe thotë Milena Harito do jetë ministre çfarë do ti thuash ti?
Unë do t’i them kam jetën time. Kaq.
Pra si ishin katër vite pune me Edi Ramën?
Superpasionate. Shumë interesante. Mundt ë them se është shumë e vështirë të punosh me Edi Ramën.
Në kuptimin pozitiv apo negativ?
Pozitiv do të thoja por..
Domethënë në shqip, ta merr shpirtin?
Po. Absolutisht në të gjitha format. Nuk di tha them në frëngjisht. Kur u ktheva në kompaninë “Orange” në Paris që ka një xhiro vjetore 40 miliardë Euro, një nga çuditë e mia ishte se kur do pëlcite bomba dhe bomba nuk pëlciste. Prisja që kur do ndodhte vështirësia por jo. Ndërsa kur isha ministre në Shqipëri puna ishte shumë e ngjeshur dhe me tension.
Diskutime rreth kësaj post