Ish-deputetja Jozefina Topalli shprehet se një grup njerëzish kanë marrë peng siglën e PD. Ajo tha se PD lindi si një forcë që do lindte pluralizmin.
“PD lindi si një forcë që do lindte pluralizmin, do lejonte të krijoheshin forca të reja që sillnin frymë të re. Nëse një grup njerëzish kanë marrë peng siglën e PD, kjo është gjëja më absurde që mund të ndodhë. Kjo është një arsye më shumë për të kuptuar se sa e rëndësishme është për të krijuar një frymë të re.
Tre persona që kanë kryer monopole nuk lejojnë as votën dhe as debatin me vetëm një qëllim, për të mbajtur karrigen e kryetarit apo të shefit të madh”, theksoi ish-kryeparlamentarja në Tv1 Channel.
Diskutime rreth kësaj post