Vendimi i tij për të përjashtuar Sali Berishën nga PD ka sjellë shumë reagime duke e ndarë vetë PD në dy kampe. Analisti Frrok Çupi u shpreh se PD po bën sikur s’ka ndodh asgjë.
“Kjo është fatkeqësi ama, ka pësuar një goditje shumë të rëndë, goditja mbi Berishën shkon dhe për PD, tani duhet deberishizimi, duhet shkulur filozofia e tij”, kështu tha analisti Frrok Çupi.
Ai thotë se nuk është i habitur me turmën e njerëzve që mbledh Berisha në takime: Natyrshëm Berisha do merrte kaq njerëz, me favoret dhe korrupsionet që ai ka bërë dihet kjo.
Berisha nuk asnjë rrezik që të marrë PD. Problemi është që Berisha ishte mësuar të godiste Amerikën, por ajo e goditi në mënyrën përfundimtare.
Tani Amerika nuk është Palestina, dhe nëse do të thotë që ti nuk vjen këtu dhe ka një ligj me efekte te përbotshme , dhe kur të konsideron një i korruptuar dhe minues i demokracisë, dmth se vendi aleat duhet të marrë masa, pra pas kësaj vendi yt duhet të fillojë procedura gjyqësore.
Diskutime rreth kësaj post