Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme pas fjalimit të kryeministrit Rama në Kuvend, ku foli për projektbuxhetin e vitit 2021 dhe ndihmën ndaj familjeve në nevojë.
Basha i ka bërë thirrje qytetarëve që të mendojnë për një qeveri që punon për njerëzit dhe u jep atyre ndihmë financiare.
Po ashtu në mesazhin e tij, Basha zotohet se qeverisja e re do të ketë një plan kundër pandemisë dhe do të investoje tek shëndetësia.
“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.
Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”, – thekson Basha.
Diskutime rreth kësaj post