Gjykata e Apelit do të shqyrtojë një prej padive që lidhet me konfliktin brenda PD vetëm pak orë para samitit të BE dhe protestës së thirrur nga opozita në Tiranë.
I ftuar në një intervistë televizive, konspiracionisti Alfred Cako tha se është e turpshme që gjykatat dalin kundër vendimmarrjes së popullit opozitar, ndërsa samitin e nesërm të BE e sheh si përpjekjen e fundit për të larguar drejtuesit realë që sot ka opozita.
Cako: Është e turpshme që gjykatat të japin vendime kundër vendimit që vetë populli i opozitës e ka marrë duke zgjedhur në krye të tij këta që janë, Foltoren. Kjo mbledhje e strukturave të larta të BE bëhet për të eliminuar drejtuesit realë, është përpjekja e fundit ndoshta për të larguar drejtuesit realë që sot ka opozita.
Konflikti brenda demokratëve nuk është vetëm në dyert e gjykatave, por edhe me përfaqësimin zyrtar pasi tashmë selia blu përfaqësohet me dy faqe të ndryshme interneti, e para ku Lulzim Basha rezulton ende kryetar dhe e dyta që njeh Sali Berishën.
Diskutime rreth kësaj post