Futja e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një listë me personalitete që pritet të sjellin ndryshim, e publikuar nga magazina e njohur “Politico.eu”, solli entuziazëm në Kosovë, e veçanarisht në partinë prej nga vjen Ahmeti, në Lëvizjen “Vetëvendosje”. Por, shikuar më me detaje, ende është herët për entuziazëm, pasi “Politico.eu” parasheh se ndikimi i këtyre liderëve do të vërehet vitin e ardhshëm dhe këtë e bën në formë basti, shkruan “Gazetametro.net”.
Përveç kësaj ajo nuk specifikon nëse ndikimi do të jetë për të mirë apo për të keq. Shembull për këtë është përfshirja në listë edhe e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, të cilin “Politico.eu” e përshkruan si lider autoritar, i cili pas puçit ushtarak po eliminon kundërshtarët e tij politikë dhe po i copëton institucionet.
Fjalët e mira që u thanë këtu për qeverisjen e kryeqytetit kosovar, siç duket krijuan një mospërfillje për emrat e tjerë të përmendur në këtë listë, për të shikuar më thellë se çka në të vërtetë është kjo listë, apo si bëhet përzgjedhja e emrave në të.
“Politico.eu”, sipas faqes së tyre zyrtare të internetit, këtë përzgjedhje e bën thjesht për të vënë bast që emrat në fjalë do të bëjnë ndryshim, çfarëdo lloji qoftë ky, i mirë apo i keq.
Autorët Stephan Faris dhe Mattew Kaminski tregojnë që lista përbëhet nga gjithsej 28 emra, 17 burra dhe 11 gra. Numër ky që simbolikisht përputhet me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (pa llogaritur Brexitin).
E sipas tyre simbolika nuk mbaron me kaq, sepse edhe përzgjedhja në fjalë thuhet të jetë më shumë simbolike sesa si diçka që përcakton vlerën e tyre të veçantë.
Propozimet për këtë listë së pari vijnë nga lexuesit, emra të cilët pastaj rishikohen nga redaktorët, siç thuhet këtu renditjet shpesh shkaktojnë edhe mosmarrëveshje midis tyre, shkruan gazetametro.net
Si për shembull, kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ja doli që të futet në këtë listë, as në vitin 2015 e as në këtë vit. Kjo është si dëshmi, se futja në këtë listë nuk vjen nga fuqia politike.
Përderisa ‘’nofka’’ e Ahmetit është ‘’Ndërtuesi i kombit’’, ajo e Erdoganit është ‘’Grushti i Hekurt i Vjetër’’.
Profili i Erdogan’it fillon me vlerësimin e tij si lideri më i rëndësishëm në Turqi, që nga koha e atij që njihet si ‘’babai i Turqisë’’, Kemal Ataturku.
Sipas po kësaj liste presidenti turk shihet si lider me një trashëgimi mjaft të veçantë, si një fetar i modernizuar i cili tregoi se feja islame është në përputhje me demokracinë, i cili poashtu zhvilloi ekonomikë e Turqisë sipas stilit kinez të rritjes ekonomike.
Tutje, për të thuhet se përfundoi konfiktin e brendshëm të shtetit turk me kurdët dhe se solli Turqinë në zemër të Evropës.
Pastaj përshkruhet ndryshimi i Erdoganit, ndryshim me gjasë i pakthyeshëm. Erdogani përsëri shihet si shumë i rëndësishëm, mirëpo kësaj here për arsye krejtësisht tjera.
Politico.eu përshkruan se si pas dështimit të puqit ushtarak të muajit korrik, Erdogani ushtroi një pushtet autoritar më të ashpër se asnjëherë, duke burgosur mijëra kundërshtarë dhe duke “copëtuar” të gjitha intitucionet të cilat mund të ndalnin etjen e tij për pushtet.
Diskutime rreth kësaj post