Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm i cili u shpreh sot nga Vlora se këtë verë nuk ka pasur ngjarje të rënda në vend.
Manjani ka reaguar duke ironizuar deklaratën e Xhafajt. “Kishte vetëm disa vrasje “të lehta” në grup dhe një nga një… me sopatë e kallashnikov! Ti lëmë vdekjet makabre në aksidente”, shkruan Manjani.
Mesazhi i Manjanit:
“Këtë verë nuk pati ngjarje të rënda”- thotë shoku Fatmir!
Kishte vetëm disa vrasje “të lehta” në grup dhe një nga një, brenda e jashtë familjes, me sopatë e kallashnikov…!!!
Ti lëmë vdekjet makabre në aksidente. As të mbyturit në det…
Nejse…
Diskutime rreth kësaj post