Një pronar biznesi është proceduar penalisht nga policia në Pogradec, pasi kishte zënë hapësirën publike më shezlonë.
Policia ka ndaluar ka ndaluar shtetasin 66-vjeçar me inicialet H.M në Pogradec, pasi ai kishte vënë çadra pa leje përgjatë bregut të liqenit.
Në kuadër të operacioni “Plazh i lirë”, autoritetet kanë kryer kontrolle në lagjen nr.1 të Pogradecit, përgjat bregut të liqenit ku kanë gjetur shezlongë dhe çadra të cilat ishin vendosur në hapësirat publike nga 66-vjeçari. Si rezultat, janë sekuestruar 21 shezlongë dhe çadra në pronësi të shtetasit H.M, i cili ishte administrator i një subjekti.
Ai është shoqëruar në komisariat dhe më pas prokuroria ka nisur procedimin në gjendje të lirë. Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Pogradec/Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”.
Policia, kontrolle të shtuara përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.
Procedohet penalisht 1 administrator subjekti, pasi kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.
Sekuestrohen 21 shezlongë dhe çadra.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të planit të masave, të hartuar, të prezantuar dhe të monitoruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtetit, për prani të shtuar të shërbimeve të Policisë në plazhe, me qëllim përmbushjen e objektivit madhor, mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë vijuar me kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Pogradecit, në lagjen nr. 1, përgjatë bregut të liqenit, u lirua hapësira publike, me heqjen dhe sekuestrimin e 21 shezlongëve dhe çadrave, që ishin vendosur pa lejen përkatëse.
Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. M., 66 vjeç, banues në Pogradec.
Plani operacional “Plazh i lirë”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në vijën bregdetare apo atë liqenore, pasi do të përballen me sanksionet ligjore. Në këtë kuadër ftojmë pushuesit që nëse hasin një shkelje të tillë, ta denoncojnë atë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të parandaluar dhe për të goditur paligjshmëritë, si dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për pushuesit, vizitorët dhe turistët, gjatë gjithë sezonit turistik.
Diskutime rreth kësaj post