Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Filipine, ku një 8 vjeçare është rrëmbyer dhe futur në një valixhe nga kujdestari në shtëpinë e saj.
Mediat e huaja shkruajnë se Jin Nichole You që ka dyshtetësi filipinase dhe koreane, ishte duke shkuar në shtëpi kur u rrëmbyer dhe u fut në një valixhe në Bakilid të qytetit Mandaue.
Familja e saj ishte brengosur shumë kur e kuptuan se ajo nuk e ka ndërmend të kthehej në shtëpi derisa orët po kalonin. E ëma e saj Tyree Rendal kontrolloi kamerat e sigurisë në shtëpi, dhe u tmerruar kur pa një person në portën e pronës së tyre.
I dyshuari shihet duke tërhequr një valixhe me rrota brenda të cilës kishte futur vajzën e vogël. E pasi u informua policia, filloi kërkimi për vogëlushen.
Policët arritën ta gjurmojnë të dyshuarin dhe të gjejnë apartamentin në të cilin jetonte.
Menjëherë në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar 32 vjeçari Godiflor Rama, 32-vjeç, që më vonë u mësua se kishte punuar si kujdestar në shtëpinë e prindërve të vogëlushes.
Diskutime rreth kësaj post