Në apartamentin e tij në Romë, fshihte drogë. Karabinerët italianë kanë arrestuar një 26-vjeçar shqiptar, në shtëpinë e të cilit u gjetën 70 kg marijuanë.
26-vjecari, i papunë, jetonte në lagjen “Borgesiana”, dhe karabinierët që hetonin në ambientet e shpërndarjes së drogës, kanë rënë në gjurmët e tij.
Shqiptari e fshihte lëndën narkotike në shtëpinë e tij, të paketuar në qese plastike, të fshehura nën krevatin ku vetë ai flinte. Sasia e drogës është konfiskuar ndërsa 26-vjeçari ka përfunduar në pranga.
Diskutime rreth kësaj post