Një paciente është tmerruar kur mjekët zbuluan arsyen pse sytë e saj kishin shqetësime.
Gruaja, e cila është emëruar vetëm si Xu, shkoi për një kontroll pasi kishte kruarje të vazhdueshme të syve.
Por mjekët bënë zbulimin e tmerrshëm, ata gjetën parazitë të cilët jetonin në lëkurën e saj si rezultat se gruaja nuk e kishte ndërruar jastëkun për pesë vite.
Fillimisht, një farmacist i kishte rekomanduar Xu të marrë syze për të kuruar sëmundjen. Por javë më vonë, gjendja e saj u përkeqësua deri në atë pikë që kapakët e saj të syrit filluan të qëndronin të bashkuar.
Pacientja u bind përfundimisht për t’u vizituar në spitalin e saj lokal në provincën qendrore kineze të Hubei.
Dhe aty doktorët që gjetën 100 marimanga qerpiku që jetonin në qellapat e saj.
Simptomat e Xu thuhet se u pastruan pasi mori trajtim mbi sëmundjen në fjalë.
Fjetja në jastëkë të pistë mund të ketë ndikime të tjera negative në shëndetin tuaj. Disa nga sëmundjet më të zakonshme janë reaksione alergjike ose acarimi i lëkurës.
Ata që vuajnë rregullisht nga aknet, këshillohen që të jenë më vigjilentë me larjen e shtratit të tyre.
Diskutime rreth kësaj post