>Elvana Gjata disa ditë më parë mbylli profilin e saj në rrjetin social Instagram. Këtë veprim Elvana e bëri, pasi në media qarkulloi lajmi se se ajo ndiqte deputetin me probleme në drejtësi Jurgis Çyrbja dhe se kishte frikë të përballej me fansat dhe komentet e tyre.
Këngëtarja e ka hapur sërish profilin e saj, por këtë herë ka bërë disa ndryshime, veprim ky që askush nuk e priste.
Ajo ka hequr nga lista e ndjekësve disa persona, përfshirë dhe deputetin Çyrbja.
Kujtojmë këtu se që pas ngjarjes në ish-Bllok Elvana qe larguar nga Shqipëria, por u rikthye dhe ditën e djeshme tha dëshminë e saj në lidhje me atentatin.
Diskutime rreth kësaj post