Një punonjës banke ka zbuluar se është duke larë borxhet e tij, duke postuar fotografi dhe video teksa hiqet se është shtatzënë në faqet për të rritur. 48-vjeçari, Simon Henderson, ka thënë se ka fituar 4000 paundë.
Ai njihet si “Mbreti i Barkut” dhe ka rrëfyer gjithashtu se si mund të manipulojë muskujt e barkut të tij për t’u dukur sikur të ishte në pritje të ëmbël, për të kënaqur disa fansa të mbrapshtë që “eks itohen” nga fantazia e “shtatzënisë së burrave”.
Simon, nga Kent në lindje të Britanisë, tha: “Është kjo ideja e re liberale e mashkullit shtatzënë, dhe unë bëj video qesharake duke folur e duke u ankuar për këtë, si dhe duke u hequr sikur po lind”.
“Prandaj nuk kam nevojë të bëj porno në rrjet pasi kam këtë talentin tjetër unik. Klientët e mi ofrojnë të më blejnë ushqime për t’u shëndoshur por unë i refuzoj sepse të qëndruarit në formë është e rëndësishme për mua. Më pëlqen të jem i dobët”, ka shtuar 48-vjeçari.
Simon thotë se ka 80 fansa të abonuar në llogarinë e tij për të rritur, të cilët i kërkojnë shumë perversitete por ai nuk bën pornografi në rrjetin e tij.
Ai pranon se publikon përmbajtjet e tij, pasi ra në vështirësi financiare pas prishjes së martesës.
“E kam nisur prej fillimit të vitit,” thotë Simon, i cili shtoi: “Lashë gruan e fëmijët dhe jetoj me qira, teksa paguaj dhe gjysmën e kredisë së shtëpisë së familjes”.
“Llogarita se po paguaja më shumë sesa fitoja, kështu që në vend të postimit të videove për qejf tani mund të fitoj para, është punë disi e pisët por fitoj rreth 100 paundë në javë”, përfundon punonjësi i bankës.
Diskutime rreth kësaj post