Javën e kaluar, Top Channel nisi edicionin e tretë të “Big Brother VIP 3”, një reality show që fitoi shumë vëmendje që nga nata e parë dhe tregoi sukses. Një nga pjesëmarrësit në këtë edicion zgjodhi të ndajë një pjesë të dhimbshme të jetës së saj. Vesa, këngëtarja në fjalë, rrëfeu për një periudhë të vështirë në jetën e saj gjatë një bisede me Gracianon. Ajo tregoi se ishte nënshtruar katër operacioneve brenda një viti për shkak të një mase që i kishte krijuar.
Vesa u shpreh se: “U zmadhu ajo që kisha dhe kam hyrë brenda një viti bë katër operime, pas tyre jam më mirë, jam marrë me palestër gjithë kohës, njeriu duhet të kalojë disa situata dhe duhet me e kuptu që jeta është e bukur, duhet me jetu çdo moment, duhet me pas njerëz të mirë përreth, me qenë pozitive, optimiste, jam shumë e prerë në muhabete sepse më ka bërë të mendohem shumë, kam pasur tre ditë jetë.“
Diskutime rreth kësaj post