Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka sqaruar edhe një herë përplasjen e tij sot në Kuvend me ish-zv.kryeministrin Erion Braçe.
Në një intervistë për ‘ABC’ teksa hodhi dyshimet për përfshirjen e Braçes në dosjen e përgjimeve të biznesmenit Rezart Taçi, nuk e përjashtoi mundësinë që zv.kryeministri poër të cilin flitet në ktë dosje të jetë edhe Arben Ahmetaj.
Deklarata e Salianjit:
“Kisha një informacion që janë në dosjen e prokurorisë si garanci e klaneve të drogës. Bëhet fjalë për dy zyrtarët më të lartë. Ministren e Financave dhe zv.kryeministrit. Ishte pyetje dhe nuk e dimë nëse është ky aktualisht apo Braçe. Nëse thotë Brace që nuk jam unë. Është Ahmetaj. Do pyes edhe Ahemtajn. Ishte reagim jo etik. Se nuk ka përmasat e një njeriu që mund të tremb me diçka. I dogji shumë. Pasi kanë ndarë çdo burim të këtij vendi tentojnë edhe të bëjnë të fortin dhe të heqin fjalën. Ka qenë revoltë e shprehur. Ishte një reagim i momentit. Por sepse Brace u çua nga vendi dhe nuk po pushonte së foluri.
Ishte aty në Kuvend dhe ndërhynte. Ishte Klotidla Bushkaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe. Bushka ka dhjetëfishuar pasurinë. Kam folur Taulant Ballën. Ka humbur gjyqet ajo. Kur janë fakte janë fakte. Ju jap vendimin dhe nxjerrim kush është fituesi. Kam akuzuar edhe Ballën. Se këta të tre ndërhynin ku flisnim ne. Ky pati një reagim se ju djeg diçka. Braçe nuk e mohoi, por tha që kam një dokument dhe nuk jam unë por është tjetri.”, tha Salianji.
Diskutime rreth kësaj post