Aktorja Zamira Kita ka folur në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të madh shqiptar, Mirush Kabashi.
Ajo ka treguar për raportin e saj me Kabashin, duke thënë se është njohur që në rininë e saj dhe e kanë pasur një miqësi të fortë. Ndër të tjera ajo tha se Kabashi ishte një artit i madh i skenës shqiptare dhe se herë që shkonte në festivalin ‘Koko Fest’ jepte ide dhe sugjerime për përmirësim.
“Kjo është një ditë jo e mirë për skenën dhe artdashësit shqiptarë. Lidhja me Kabashin është shumë e hershme. Kam krijuar dhe një miqësi të fortë me të.
Mirushi zhvillonte ide për të perfeksionuar festivalin e ‘Koko Fest’. Karriera e tij dhe mjeshtëria e madhe e tij ka bërë që të jetë ‘Nderi i Kombit’ dhe mjeshtri i madh i skenës. Ne jo vetëm që kemi ndjekur shfaqjet, por jemi përpjekur që së bashku të shëtisnim në vende të bukura turistike të Korçës, ku ne kemi marrë kënaqësi. Doja të shprehja ngushëllimet për familjarëve, komunitetet artistik dhe kujtdo që ka ndjekur veprat e tij”, u shpreh Kita për News 24.
Diskutime rreth kësaj post