Permbarimi ka nxjerre jashte nje familje ne Pogradec dhe reagimi i gruas eshte i dhimbshem. Ajo ka kercenuar me vetevarje.
Sipas Behare Rushitit, pronares së shtëpisë, policia ka dhunuar vajzën 14-vjeçare, e cila nuk lejonte nxjerrjen nga banesa.
“Kisha marrë lekë me fajde, i kam shlyer, ndërkohë kam edhe një shumë të vogël. Jam ende në proces gjyqësor. Përmbarimi ka ndërhyrë pa përfunduar gjyqi. Janë të paguar së bashku me noteren dhe gjykatën,” u shpreh pronarja.
Behare Rushiti paralajmëroi se nëse e linin në mes të rrugëve dhe nuk i jepnin të drejtë do të varte veten para shtëpisë.
“Më lanë mes rrugëve. Jam e sëmurë sapo dola nga spitali. Kërkoj të drejtën sepse jemi në rrugë. Nesë nuk më japin të drejtë do të var veten para shtëpisë,” u shpreh ajo.
Ndërkaq 40-vjeçarja është marrë me ambulancë dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit në gjendje të fikëti.
Diskutime rreth kësaj post