Sekretari Organizativ i PD-së, Klevis Balliu, reagoi ashpër ndaj deklaratës së Ramës, bërë dje në takimin me përkrahësit e PS-së në Kamëz, ku i etiketoi kandidatët për kryetar bashkish si gomerë.
“Këtu është puna për gomarin që do merrni t’ju shërbejë. E doni gomarin me kurriz të fortë siç është ky gomari këtu apo e doni gomarin me dy veshët e gjata. Si e doni? Unë them që zgjedhja është shumë e thjeshtë këtë herë dhe është më e thjeshtë se asnjëherë tjetër”,-tha kryeministri duke treguar kandidatin dhe kryebashkiakun aktual të bashkisë, Rakip Suli.
Ndërsa më pas shtoi se qeveria nuk do të japë asnjë mbështetje, për ato bashki që do të fitohen nga kandidatët e “Bashkë Fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës: “Dhe po ju them dhe një gjë tjetër dhe po ja u them shumë troç. Kush do fusi gomarin me veshë të gjata në Bashki, ta harrojë qeverinë”,-tha Rama.
Ndërsa Balliu thotë se Rakip Suli është thjesht samari, sepse gomari është vetë kryeministri.
“Edi Rama ofron gomerë për qytetarët sepse mendon që shqiptarët janë gomerë. Mendja e tij e sëmurë mendon që një popull që është gomar sipas tij, do ta votoj një gomar për kryetar. Edvin, shqiptarët nuk janë gomerë, madje dhe Kipia nuk është gomari këtu, Kipia është thjesht samari jot sepse gomari këtu je ti që mendon se shqiptarët janë gomerë. Përgjigjen do të ta japin qytetarët me 14 Maj”,-shkroi Balliu.
Diskutime rreth kësaj post