Nga: Habjon Hasani
Mbi protesten e gazetareve:
1. Reagimi i shoqatave te gazetarise per rastin Klevin Muka eshte standard i dyfishte sepse te njejtat shoqata kane heshtur kur per here te pare kjo mase anormale u aplikua mbi gazetaren Ambrozia Meta.
2. E mira eshte qe kur te gjykojme mbi reporteret duhet te bejme nje ndarje me bisturi; raporti i reportereve me zyrtaret publike dhe raporti i reportereve me pronaret e tyre.
Eshte shume i rendesishem ky parim.
3. Historia ka treguar se shume prej atyre qe ankohen sot; kane heshtur dje per gazetarin Fatos Mahmutajn dhe kjo eshte gjithashtu standard i dyfishte.
4. Shume nga reporteret qe promovojne protesten e neserme per kolegun e tyre kane gjithe te drejten e botes te ankohen per sjelljen e Edi Rames, por nga ana tjeter shifni ndonjehere dhe Buletinin e Prokurimeve Publike, apo VKM e koncensioneve e transferimit te pronave shteterore se aty keni pronarin tuaj.
Une e kam te veshtire te besoj se ju po sfidoni Ramen ndersa pronari juaj eksitohet kur Rama i zgjat doren per ta takuar nje here ne vit. Içik problem kjo pjese; ka diçka qe nuk shkon.
5. Edi Rama nuk eshte fare diktator; por sigurisht qe ai eshte patronazhisti me i talentuar i ndereve dhe favoreve qe prej themelimit te shtetit shqiptar.
Favore nga ku burojne dhe rrogat tuaja.
6. Gazetaret dhe media ne teresi po perballet me dizavantazhin strategjik te nje opozite te shkerrmoqur; nese do kishim nje opozite me te forte do ishte me produktive puna e gjithesecilit.
Por ne kete pike Rames i duhet me doemos qe te mos i diktohet pushteti okult qe ka ngritur ndaj mos u habisni sikur keto ndeshkimet riedukuese qe ai ben; apo keto protestat qe ju beni, ne fakt te jene dhurate e çmuar per te; nje strategji PR e tij per te dhene idene sikur ne kete vend media shqeteson kryeministrin.
E verteta eshte qe ky kryeminister eshte teresisht i pashqetesuar nga media; se te ishte ndryshe do kishin dale ne shesh kontratat korruptive te boseve te televizioneve per te cilat ju punoni.
7. E fundit. S’ka nevoje fare te protestoni neper sheshe; nese kryeministri ndeshkon Ambrozian dhe Klevinin; merrni mikrofonin dhe perseritni me radhe pyetjen e tyre. Kaq duhet.
Keto tjerat jane showbizz; ne favor te Rames.
Diskutime rreth kësaj post