Kinë: Xi përfundon turneun e tij historik në Lindjen e Mesme
Presidenti kinez, Xi Jinping, përmbylli sot një turne historik në Arabinë Saudite, Egjipti dhe Irani duke arritur një konsensus të gjerë dhe 52 marrëveshje bashkëpunimi për të thelluar angazhimin konstruktiv mes Pekinit dhe këtij rajoni shumë premtues.
Gjatë udhëtimit të Xi, Kina përmirësoi marrëdhëniet e saj me Arabinë Saudite dhe Iranin në një partneritet gjithëpërfshirës strategjik dhe u zotua që të punojnë së ngushtë me Egjiptin për zhvillimin e rajonit.
Edhe organizatat rajonale, përfshirë Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC), Këshillin e Bashkëpunimit të Shteteve Arabe të Gjirit (GCC) dhe Lidhjes Arabe (AL), përgëzuan vizitën e XI dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të çimentuar besimin e ndërsjellë dhe për të zgjeruar një bashkëpunim me Kinën të natyrës “win-win” (fito-fito).
Iniciativa “Belt and Road” (Brez dhe Rrugë), një vizion ambicioz Xi-së i paraqitur në vitin 2013 për të rritur bashkëpunimin përgjatë rrugës tokësore dhe detare të mëndafshi, morri një mbështetje më të fortë nga liderët rajonal si dhe fitoi gjithashtu edhe më shum popullaritet.
“Arabia Saudite, Egjipti dhe Irani, duke pasur parasysh pozicionimet e tyre unike gjeografike dhe lidhjeve historike janë partënerë natyralë me Kinën”, theksoi ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi
Diskutime rreth kësaj post