Epidemia e koronavirusit vazhdon të përhapet në të gjithë botën, por lajme të mira vijnë nga Kina. Pekini zyrtar ka njoftuar sot se do të hap shkollat më 25 mars teksa ka regjistruar vetëm 8 raste të reja me infeksion dhe 7 vdekje, për një total prej 3176 viktimash.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë gjithashtu raportoi se numri i të shëruarve është i barabartë me gati 80% të totalit të të sëmurëve.
Në Korenë e Jugut, për herë të parë që nga fillimi i epidemisë ka pasur më shumë shërime sesa infeksione.
Diskutime rreth kësaj post