Kina mbyll bursën, shkak rënia e aksioneve
Aksionet globale duken të trazuara prej 6 ditësh tashmë, çmimi i naftës ka zbritur në nivele më të ulëta që nga fillim vitet 2000, kjo pasi Jeni kinez ka rënë dhe aksionet gjithashtu me 7 %, duke nxitur frikën e investitorëve në Azi.
Më pak se gjysëm ore pasi tregjet u hapën, aksionet kineze u pezulluan për herën e dytë këtë javë.
Edhe aksionet europiane ndoqën rënien aziatike, Indeksi Stoxx Europe 600 Index ka rënë 3.1 për qind që në fillim të vitit 2016, duke tejkaluar humbjen prej 2.6 për qind në Indeksin Standard &Poor’s.
“ Gjendja duket keq”- tha Andreas Clenoë, kreu i një zyre investimi ACIES në Zyrih. “Ne kemi humbur shumë pozicione. Duhet të rivlerësojmë situatën”- deklaroi ai për Reuters.
Topix index ra 1.6 perqind . Kospi index ra 1 perqind dhe Straits Times Index i Singaporit ra 1.8 perqind, pozicionuar për mbylljen më të ulët që nga viti 2012.
Jeni CNY=CFXS ra në 6.5956 dollar, duke treguar dobësinë më të madhe që nga Shkurti 2011. Monedha të tjera rajonale ndoqën rënien e jenit në tregje, duke treguar një shqetësim nga partnerët tregtarë. Dollari i Singaporit hasi një rënie prej më shumë se 6 vitesh.
Investitorët janë të shqetësuar për ekonominë kineze, me qendrimin e kësaj të fundit që për të ndihmuar eksportuesit, lejoi rënien e jenit të vijojë.
“Një jen më I dobët rregullon ndoshta problem të mëdha që riskojnë ekonominë kineze, që ne i dijmë, duke ndihmuar tregtinë jashtë”- tha Jeremy Stretch, kreu i strategjisë së parasë në CIBC World Markets.
Diskutime rreth kësaj post