Pekini ka dëbuar dhjetëra misionarë koreano-jugorë që punojnë në Kinë pranë refugjatëve koreano-veriorë”, njoftoi sot një aktivist për të Drejtat e Njeriut në sfondin e konfliktit me Seulin për çështjen e sistemit mbrojtës amerikan anti-raketë.
“Mes 10 janarit dhe 10 shkurt, rreth 170 koreano-jugorë, mes të cilëve 70 misionarë dhe anëtarë të familjeve të yre, që punonin në provincën Jilin, janë rikthyer në Korenë e Jugut”, konfirmoi pastori, Kim Hee-Tae.
“Autoritetet kineze kanë shkuar në shtëpitë e misionarëve duke përmendur një problem me vizat e tyre dhe u kanë kërkuar të largohen”, theksoi ai duke shtuar se shumica prej tyre kishin viza turistike apo studimesh.
Numri i misionarëve koreano-jugorë në Kinë është zyrtarisht rreth 500, por aktivistët e të drejtave të njeriut konfirmojnë se 2 000 të krishterët punojnë si humanitare në Kinë, veçanërisht pranë koreanoveriorëve të larguar nga vendi i tyre.
Tensionet mes Kinës dhe Koresë së Jugut vazhdojnë të rriten pas vendosjes së një sistemi amerikan anti-raketë.
Diskutime rreth kësaj post