Koreja e Veriut duket se është duke ndërtuar raketa të reja balistike. Diçka e tillë po ndodh pavarësisht ngrohjes së raporteve me administratën e Donald Trump, raportojnë mediat e huaja.
Zyrtarë amerikanë anonim i kanë thënë Uashington Post se satelitët spiunë kanë kapur aktivitete të vazhdueshme në një vend që janë prodhuar raketa balistike.
Reuters ka cituar një zyrtar duke thënë se është e paqartë se sa ka përparuar puna.
Në qershorin e këtij viti presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ishin takuar ku dhe është thënë se do të punohet drejt denuklearizimit.
Diskutime rreth kësaj post