I ftuar në MC TV, gazetari Robert Papa në lidhjen me protestën e 7 korrikut tha se amerikanët mbështesin të fortin, janë arrogantë edhe në politikën e jashtme, edhe pse nuk është thënë asnjëherë fjala “non grata”, realiteti është realitet.
Papa: Unë do t’i thoja Kim, që partitë, liderat, kryeministrat në Shqipëri lërini ti vendosin shqiptarët. Edhe socialistët nuk janë anti-amerikanë. Me deklaratat ka krijuar një pakënaqësi. Fakti që nuk bëri thirrje mos shkoni në protesta, është një lloj ndryshimi.
Berisha vazhdon lojën e vetë politike ka një vit dhe tregon se e ka këtë aftësi. Personalisht nuk do të doja mosha kaq të mëdha, por faktet këto janë dhe në politikë si kudo tjetër, janë me aksione, me numra.
Teksa për dy muaj bëhet një vit nga shpallja “non grata” e Sali Berishës, i akuzuar për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor, ai tha se minimi i demokracisë, është fjalë copy paste.
Papa: Dosje po të kishin, do kishte një rrjedhje. Nëse i bie zotit Berisha kur nuk i bie Ramës dhe Metës nuk ka kuptim, nëse do ti biesh na tregoni një dosje që të tregojmë dhe për të tjerët.
Ka një lloj dashamirësie zhgënjyese nga DASH për të majtën shqiptare. Janë të majtë intelektualë, nuk e kuptojnë se çfarë ka vuajtur ky popull në komunizëm.
Kim bëri gafën tjetër çfarë lidhje ka Pallati i Brigadave, 100 vjet bashkë. Kam frikë se zonja Kim, nuk e njeh historinë.