Një familje kiliane mirëpriti një djalë 7,105 kilogramësh mes emocioneve të enjten, 28 dhjetor. Foshnja ndodhet në kujdes intensiv dhe nëna është shtruar gjithashtu në spital. Sipas mjekes obstetër Marcia Venegas, ky mund të jetë foshnja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në Kili, duke ia kaluar një të porsalindur tjetër që peshonte më shumë se gjashtë kilogramë.
“Është jashtëzakonisht e rrallë që të ndodhë një lindje dhe i porsalinduri të peshojë më shumë se shtatë kilogramë. Në fakt, kjo nuk ka ndodhur kurrë në Kili. I porsalinduri më i rëndë i regjistruar ndonjëherë peshonte 6.7 kilogramë. Të porsalindurit makrosomikë mund të jenë në rrezik të shtuar të hipoglikemisë, që është sheqeri i ulët në gjak; verdhëza, e cila është rritja e bilirubinës në gjakun e tyre; dhe policitemia (rritje e numrit të qelizave të kuqe të gjakut),” tha ajo.
Foshnja lindi të enjten në mëngjes në një spital në Curanilahue dhe u desh të transferohej në një spital në Concepcion për shkak të komplikimeve shëndetësore. Nëna qëndron e shtruar në spital në Curanilahue dhe është në pritje të lirimit për t’u ribashkuar me fëmijën e saj. Sipas njoftimit të spitalit, bebi është nën vëzhgim në zonën e terapisë intensive pediatrike.
Diskutime rreth kësaj post