Të gjitha vajzat e shtëpisë s “Big Brother Vip”, ishin mbledhur në oborr një nga këto mbrëmje dhe kanë ndarë mes tyre situata të sikletshme, por edhe për të qeshur.
Një ndër to ka qenë dhe Kiara, e cila ka treguar një histori të shkurtër nga adoleshenca e saj.
Kiara u ka treguar vajzave të tjera të shtëpisë, se në adoleshencë kishte hapur një adresë, falco duke përdorur fotot e një modeleje të njohur për t’i shkruar një komshiu të saj.
“Mua më blen kompjuter ata të shtëpisë dhe unë shtiresha sikur isha një modele. A Adriana Lima a një tjetër nuk e mbaj mend.
Edhe flisja me një komshi që ishte shumë simpatik, por unë isha më e vogël. Do ti që u dashurua ky komshiu, edhe thoshte më dërgo foto”.
Pastaj e mori vesh dhe më ka shkruar” ta tregoj unë ty të pres tek dera e shkollës, do t’ju them të gjithëve ca bën ti”.
“Gjunjët e mia u prenë. U mor vesh aty, u hap lajmi që isha unë”, – tha Kiara, teksa banoret e tjera kanë qeshur.
Diskutime rreth kësaj post