Moderatorja Kiara Tito, në një intervistë televizive, ka shprehur dëshirën e saj të madhe për të krijuar familje, ku shprehet se mezi pret të bëhet nënë.
“Nuk e kisha menduar që do të hyja në Big Brother dhe do të gjeja dashurinë e jetës. Por gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dëshirë shumë e madhe për tu bërë nënë”, ka thënë një ditë përpara finales së madhe Kiara Tito.
Ajo foli për dasmën, e cila pritet të realizohet sonte në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ku tregoi se nuk do të zgjedhë një fustan të shkurtër, por një fustan të madh ashtu siç e kishte ëndërruar.
Moderatorja tha se në dasmën e tyre, do t’i ftojnë të gjithë ish-banorët e ‘Big Brother’ dhe duke u ndalur tek Instagrami i partnerit të saj, Luiz Ejllit, ajo tha se paswordin e këtij rrjeti social, do ta mbante përsëri.
Pra mesa duket Kiara do të jetë një bashkëshorte kontrolluese.
Diskutime rreth kësaj post