Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Luizi dhe Kiara kanë qenë të parët që e kanë hapur programin dhe tema e tyre ka qenë lidhjet e dashurisë mes banorëve të “BBV1” dhe “BBV2”. Të dy kanë diskutuar lidhjet e krijuara brenda dhe vazhdimin e tyre jashtë shtëpisë së “BBV”. Kiara dhe Luizi kanë folur edhe për lidhjen e tyre dhe Kiara ka dashur të jap një mesazh për të gjitha vajzat.
Mua çdo ditë më zgjojnë me shumë puthje dhe doja që të zgjidhnit krah jush një person që t’ju zgjojë me buzëqeshje dhe pozitivitet sepse nëse dita nis me pozitivitet jeta është e bukur.
Tek Luizi e kam parë dhe e kam testuar dhe do doja që dhe zgjedhjet tuaja të ishin të tilla… një njeri nuk ndryshon, jam me fat që krah meje kam një njeri që më fal dashuri.
Diskutime rreth kësaj post